Show në një ndeshje të Ligës së Dytë në Turqi. Takimi Karagumruk-Giresunspor është ndërprerë për disa minuta dhe arsyeja është e çuditshme.
Një qen ka hyrë në fushë dhe e donte topin për vete.
Lojtarët mundohen ta largojnë, duke i nxjerrë një top jashtë fushe.
Qeni largohet dhe rikthehet sërish me topin të vendosur mes dhëmbëve.
Loja duhet të rifillonte dhe kapiteni i skuadrës vendase detyrohet ta marrë në krahë dhe ta nxjerrë jashtë.
U mendua se gjithçka u zgjidh, por jo. Qeni sërish vërshoi në fushë dhe objektivi i tij ishte topi, të cilin e mori sërish në zotërim.
Me përpjekjen e dytë qenin e larguan dhe më pas loja rinisi normalisht.