Një ndër emocionet më të mëdha në jetën e një nëne është kur fëmija hedh hapat e parë drejt tyre. Kjo ka ndodhur së fundmi dhe me reperen e njohur Loredana, e cila ka provuar këtë lloj emocioni dhe nuk ka hezituar ta ndajë me ndjekësit e saj.
Repeja ka publikuar në Instastory një video ku shihet se Hana ka hedhur hapat e parë. Vogëlushja ecën drejt së ëmës e cila e pret me krahët hapur duke buzëqeshur.
Pas ndarjes së Loredanës nga Mozziku, Hana jeton në Zvicër me reperen, e cila publikon shpesh foto dhe video të saj, duke treguar se kalojnë së bashku pjesën më të madhe të kohës.