Preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, dhe për këtë arsye ndihmat në adresë të saj nuk vonuan.
84-vjeçarja nga Vlora, e cila bëri bujë sot në portale dhe rrjetet sociale me revoltën e saj shumë fisnike, ka marrë ditën e sotme ndihma në ushqime të ardhura nga qytetarë të shumtë.
Siç shihet në videon e mëposhtme, e gëzuar, ajo falenderon qytetarët që i erdhën në ndihmë në këto ditë të vështira.