Vijon të jetë dramatik bilanci i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali.
Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e përditësuara mbrëmjen e kësaj të hëne, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 602 persona, duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 në Itali, në 6,078.
Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 63,928.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4,790 aste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 50,418.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 7,432 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, në Itali.
Lajmi i keq është se 3,204 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, të cilët nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania