Në shtator të vitit të kaluar futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica kurorëzoi në martesë dashurinë disa vjeçare me bukuroshen bjonde, Belkiz Kera. Dy muaj pas dasmës çifti dhanë lajmin e ëmbël se do bëhen prindër.
Sot “Prive.al” ka zbuluar se Miloti dhe Belkiz do bëhen prindër të një djali.
Belkiz është në muajin e pestë të shtatzënisë, por deri tani ka preferuar të mos publikojë foto nga pritja e ëmbël.
Çifti po e shijon në privatësi këtë periudhë.