Seriali turk “Hercai” tashmë po ndiqet në shumë vende të botës, ndër to edhe në Shqipëri. Në këtë serial luan një nga aktoret më të dashura për publikun, Ebru Sahin. 25-vjeçarja luan rolin kryesor, atë të Rejanit, rol i cili e ka bërë shumë të famshme.
Prej kohësh aktorja po komentohet shumë në mediat turke për jetën private dhe ndonëse ajo është munduar ta mbajë të fshehtë, por përflitet se është në një lidhje me një aktor turk.
Bëhet fjalë për aktorin Tolga Saritas i cili ka luajtur në disa seriale shumë të njohur. Dyshja janë kapur mat nga paparacët, por kanë preferuar të mos flasin për lidhjen e tyre.