Lajme

Zbulohet rafineria e dr ogës në Itali, pranga tre shqiptarëve

Policia e Milanos zbuloi një rafineri të her oinës në ‘Fontanella’ dhe arrestoi tre shqiptarë që ishin të përfshirë në prerjen e substancës. Hetuesit sekuestruan 10 kg he roinë me cilësi të shkëlqyer, 700 gram kok ainë dhe 5 kg substancë për prerje.

Agjentët, të drejtuar nga Marco Cali, arritën tek të huajt pas një hetimi mbi zinxhirin e furnizimit të her oinës në veri të Milanos, në veçanti në zonën përreth parkut ‘Groane’, një zonë e pyllëzuar.

Tre shqiptarët, të gjithë me leje qëndrimi, u identifikuan të enjten në mbrëmje dhe u ndoqën nga Solaro në zonën Milanese tek shtëpia dy katëshe në Fontanella.

Në katin e parë ka qenë laboratori, me blendera për të prerë her oinën me kafeinë dhe materialet për paketimin e saj.

Të tre të arrestuarit u përpoqën të shpëtonin, por shtëpia ishte rrethuar. Në pranga u vunë; një shtetas 24 vjeç, një 22 vjeç dhe një 41 vjeç. Agjentët, pas shërbimeve të përsëritura dhe arrestimeve të tregtarëve të vegjël të dro gës, zbuluan takime të ndryshme të kryera nga dy nga tre shtetasit shqiptarë me bashkatdhetarë të tjerë në zona të izoluara ose afër daljes së autostradës Romano di Lombardia.

Më tej vijuan kontrollet në shtëpi ku u gjet kok ainë dhe her oinë. Ndërsa në një dhomë gjumi, u gjet edhe një kasafortë me 7 mijë euro para të gatshme të ndara në kartëmonedha me emërtime të ndryshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top