Një i ri shqiptar është zhdu kur në rrethana misterioze.
20-vjeçari, Ernest Fsharri, ka humbur kontaktet me familjen që prej mesditës së djeshme dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Ai është larguar nga banesa dje rreth orës 14:00, por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi.
Një familjar i Ernestit ka bërë një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë atyre që mund ta kenë parë të riun, ose kanë ndonjë informacion për të.
Ai ka lënë edhe një numër kontakti, +355 67 285 4443, ku personat që kanë informacion në lidhje me vendndodhjen e të riut mund të kontaktojnë me familjen e tij.
I afërmi i 20-vjeçarit shprehet se familja është në merak të madh. Ata e kanë denoncuar rastin në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të riut.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq! Kam nje apel urgjent per te gjithe ata qe mund te na ndihmojne. Me ka humbur cuni i tezes dje nga ora 2. Quhet Ernest Fsharri, esht 20 vjec dhe jeton ne Koplik. Ka humbur kontaktet me familjaret dje rreth ores 2 ne dreke. E kemi denoncuar rastin ne polici, po deri me tani nuk kemi asnje informacion. Eshte urgjente, ju lutem publikojeni. Ju lutem kush e ka pa a din kush gja te kontaktojne ne kete numer 06728524443 Faleminderit”