CoVid-19

Zyrtare: Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë

Një person është shëruar zyrtarisht nga koronavirusi në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se pacienti ka dalë negativ edhe pas testimit të dytë dhe sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kur janë dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore tregojnë shërimin nga COVID-19.

Po ashtu, sot janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus duke e çuar totalin në Kosovë në 79 të infektuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top