Lajme

6 muaj rrugë drejt Shqipërisë/ 24 vjeçari nga Siria në Tiranë kërkon rrugën drejt Gjermanisë

Abdel Lotfi, i riu nga Siria prej 20 ditësh gjendet në Shqipëri. 24 vjeçari thotë se për të mbërritur në Shqipëri iu desh të kalonte shumë vuajtje, e gjitha rruga është bërë në këmbë. Në kohën që maleve të Turqisë kishte dëborë atij i mungonte ushqimi, e kur bora zhdukej sipas tij vështirë ishte të gjejë burim uji. Edhe pse ka ditë që pushon udhëtimi i tij nuk përfundon këtu. Ai dëshiron që një ditë ta shoh vetën si mekanik makinash në Evropën Perendimore.

” Diplomat e mia janë në Siri. Kam tre diploma për të qenë një mekanik makinash. Rruga ime tashmë është Gjermania. Dua të shkoj përsëri atje, isha në Gjermani 6 vite më parë, u ktheva në Siri për të bërë dokumentat që të isha person i ligjshëm . Në Siri tani është l uftë dhe ju e dini mirë se si është atje. Mu deshën 6 muaj që të vij nga Siria në Shqipëri. 3 muaj kam qëndruar në burg, më arrestua kur ika në Greqi dhe më kthyen përsëri në Turqi. ”

Këto pamje kanë tro nditur opinion publik. Sipas Abdelit kjo sjellje nuk është njerëzore. Ai kërkon ndihmë për popullin tij, i cili po kërkon t’i shpëtojë plu mbave të lu ftës.

” Greqi e ka mbyllur kufirin për sirianët. Nuk më pëlqen t’i shoh këto foto. Ne jemi vetëm njerëz. Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Më vjen shumë keq kur shoh pamje te tilla ”

Dëshira e tij më madhe është të jetoj në paqe.

“Unë kam ëndrra normale, dua të kem një shtëpi timen dhe të jetoj aty bashkë më gruan dhe fëmijët. Kjo është ëndrra ime. Nuk dua të bëhem i pasur. “

Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top