Lajme

7 mijë lekë kg. Ky është fruti që kuron 1001 probleme dhe kultivohet vetëm në Dibër!

Është cilësuar si një prej frutave më të shëndetshme në botë, për shkak të efekteve pozitive në organizëm. Bëhet fjalë për aronian, një frut jo shumë të njohur nga shqiptarët, por që për herë të parë në vendin tonë, kultivimin e saj e sollën dibranët.

Në një intervistë për Ora News, Zija Keshi, nga Maqellara e Dibrës, tregon se me këtë frut u njoh teksa ishte në emigrim dhe pasi u kthye në Shqipëri, vendosi të merrej seriozisht me kultivimin e tij.

Numri i kultivuesve po rritet për shkak se fruti ka treg të siguruar dhe një çmim që shkon në 700 lek për kilogramë.

Teksa u këshillon fermerëve të merren me kultivimin e këtij fruti, pasi ka përfitime të kënaqshme, Zijai shton:

“Merruni me këtë lloj biznesi. Është shumë fitimprurës. Ky është viti i dytë i prodhimit. Vjet mora 12 kuintalë dhe i kam shitur 7 mijë lekë kg. Jam shumë i kënaqur”.

Aronia është një prej frutave me nivelin më të lartë të antioksidantëve, ndaj lëngu ose çaji i anorias rekomandohet për njerëzit që kanë probleme me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij, problemeve me stomakun dhe ato të veshkave./SHI

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top