Rastet e mashtrimit janë bërë diçka e zakonshme në Shqipëri. Kemi dëgjuar plot histori të këtij akti të shëmtuar, por ata që më së shumti bien pre janë bizneset. Në të shumtën e ngjarjeve fajtori nuk gjendet kurrë dhe kjo vepër penale mbetet e pandëshkuar edhe në rastet kur denoncuesi ka pamje filmike të personit.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA janë denoncuar shumë raste kur klientët e bizneseve përdorin lekë fallco në pagesat e një shërbimi. E një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një biznes në Tiranë.
Pronari i një biznesi në rrugën e Kavajës në Tiranë ka denoncuar me pamje një person, i cili e ka mashtruar me lekë fallco. Pronari shprehet se personi në video ka përdorur 5000 lëkë fallco, pasi ka blerë diçka në dyqanin e tij.
Ai i bën thirrje çdo biznesi tjetër apo edhe personave të rastësishëm te kenë kujdes nga i riu “mashtrues”.
Qytetari shkruan:
Pershendetje joq ky person sot ka blere diçka tek biznesi im me 5000 lek fallco. Ju bej thirrje njerzeve te kene kujdes. Ne rrugen e Kavajes.