Lajme

I FUNDIT/ Shoqërohet ne polici nxënësi që dyshohet se he lmoi 30 gjimnazistët

Shoqërohet në polici një nxënës i shkollë së mesme të përgjithshme “Janaq Kilica” në Fier, i dyshuar si shkaktar i ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë paradite.

Ai dyshohet se ka hedhur sprajt në ambientet e shkollës, duke shkaktuar helmimin e së paku 30 nxënësve të gjimnazit.

Gazetarja e “Panorama” mëson se nxënësi është banor në fshatin Kurjan dhe njihet si nxënës shumë pro blematik.

Mësohet se është po ai që ka hedhur sparjt në klasë edhe pak ditë më parë, kur disa nxënës përfunduan në spital me shenja hel mimi.

Çfarë tha policia

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top