Seriali turk që theu rekorde shikueshme duke u shpallur si një nga serialet më të ndjekur, “Çukur” do të rikthehet në ekranin shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani.
Në një postim në Instagram, Dumani njofton se nga 14 marsi “Çukur” do të rikthehet. Episodet e reja të këtij seriali do të transmetohen në orën 20:05 në fundjavë.
“Çukur” vazhdon transmetimin edhe në Turqi duke patur një sukses absolut ndërsa tani ngjarjet e reja në serial do të mund t’i shohin edhe teleshikuesit shqiptarë.