Lajme

Nuk është biri yt… fli i qetë!

Nga Sergio Guttilla

Po të ishte biri yt do ta mbushje detin me anije të çdo lloj flamuri.

Do të dëshiroje që të gjithë bashkë me miliona të bënin urën që ai të kalonte.

Po të ishte biri yt do të hidheshe në det, do ta vr isje peshkatarin që nuk ta huazoi barkën, do të ul ërije për të kërkuar ndihmë, do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë, nuk është biri yt.

Mund të flesh i qetë E sidomos i sigurt.

Nuk është biri yt.

Është vetëm biri i humanizmit të humbur, i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.

Fli i qetë, nuk është i yti.

Ende jo…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top