Mëngjesin e sotëm u përsërit ngjarja e djeshme e he lmimit të nxënësve në gjimnazin Janaq Kilica në Fier.
Ambulancat vërshuan, në ambientet e shkollës dhe një vajzë e re 17-vjeçare është shoqëruar me urgjencë në spital.
Mësohet se prindërit janë revoltuar sepse nuk janë lejuar të futen brenda në shkollë. Ndërsa vetë drejtoresha e arsimit në Fier, Yllka Beci ka përgënjeshtruar rastin duke thënë se bëhet fjalë për një vajzë shtatzënë dhe ngjarja e sotme nuk ka lidhje me hel mimin.
Deklarata e saj ka habitur të gjithë pasi bëhet fjalë për një adoleshente 17-vjeçare dhe burimet nga Faxweb bëjnë me dije se deklarata e saj nuk është e vërtetë por ende nuk dihet shkaku që e shtyu, Yllka Bacin të pohonte këtë gjë.
Po ashtu falsiteti i deklaratës së drejtoreshës vërtetohet edhe nga prindërit e nxënëses që jashtë kamerave përgënjeshtrojnë deklaratën e saj.
A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po, është shtatzënë.
Ngjarja e sotme në ambientet e shkollës Janaq Kilica ka ngjallur përsëri panik dhe kaos mes prindërve dhe nxënësve.