Një i ri shqiptaro-amerikan ka ndërruar jetë në SHBA prej koronavirusit. Abc News raporton se ai quhet Andre Ljuljovic dhe është djali i emigrantëve shqiptarë.
Ljujovic ka qenë futbollist për ekipin e shkollës së tij (aktivizohej për Cruisaders).
Prindërit e Ljujovic kishin emigruar herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë djaloshi shqiptar, ka lindur përtej oqeanit.
Lajmi është raportuar edhe nga gazeta Illyria në Amerikë.
Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains.
Andre tetorin e vitit të kaluar kishte bërë dasmën me Janet Gazivoda.