CoVid-19

Lajm i trishtë nga Amerika: Koronavirusi i merr jetën futbollistit shqiptar

Një i ri shqiptaro-amerikan ka ndërruar jetë në SHBA prej koronavirusit. Abc News raporton se ai quhet Andre Ljuljovic dhe është djali i emigrantëve shqiptarë.

Ljujovic ka qenë futbollist për ekipin e shkollës së tij (aktivizohej për Cruisaders).

Prindërit e Ljujovic kishin emigruar herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë djaloshi shqiptar, ka lindur përtej oqeanit.

Lajmi është raportuar edhe nga gazeta Illyria në Amerikë.

Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains.

Andre tetorin e vitit të kaluar kishte bërë dasmën me Janet Gazivoda.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top