Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi në profilin e tij të Instagramit një këngë për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero. Ai shfaqet duke kënduar me kitarë disa vargje për mjekun. Në ditë të tilla të vështira për vendin, duhen dhe notat humoristike.
“Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes;
Ai del në lajme,
ai del dhe kur ka reklama,
ai del në ëndërr,
del te kuzhina.
unë i laj duart si Pëllumb Pipero,
ai më thotë mos dil nga shtëpia
por këtu problem është pleqëria.
Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero
Dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot”, këndon mes të tjerash Ermali.