Rozë

Aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë

Aktorja turke shumë e dashur për publikun Amine Gulse, e njohur si Nuri nga seriali “Mos u dorëzo” dhe partneri i saj, futbollisti Mesut Ozil janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë aktorja.

Ajo ka publikuar një foto me partnerin dhe foshnjën në profilin e saj të Instagramit. Amine ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë quajtur Eda.

Çifti e ka mbajtur gjithçka të fshehtë dhe ky lajm i ka suprizuar dhe njëkohësisht lumturuar fansat e tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top