Rozë

Skerdi bëhet baba, fotoja e parë me vogëlushin e porsalindur

Reperi i njohur Skerdi Ago është bërë baba për herë të parë mëngjesin e kësaj të shtune. Partnerja e tij Vesa ka sjëllë në jetë vogëlushin dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë Skerdi.

Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit foton e parë të djalit dhe shprehet se po përjeton dashurinë më të vecantë.

“Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria më e madhe eshte ky bukurosh i bukur . Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jetë nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten”, shkruan Skerdi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top