Rozë

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare

Aktorja e njohur amerikane, Cameron Diaz është bërë nënë në moshën 47-vjeçare dhe lajmin e bukur e ka dhënë sot me anë të një postimi në Instagram. Cameron ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i ka vendosur emrin Raddix.

Aktorja është bërë nënë pas 7 vitesh lidhje me kitaristin Benji Madden.

“Gëzuar Vitin e Ri nga familja jonë. Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues të fillojmë këtë dekadë të re duke dhënë lajmin se vajza jonë Raddix Madden ka ardhur në jetë. Ajo na ka marrë zemrat dhe e ka plotësuar familjen tonë. Teksa jemi shumë të lumtur që e ndajmë këtë lajm, ndjejmë edhe një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk do postojmë foto të saj apo të nxjerrim më shumë detaje, përveç faktit që ajo është shumë e lezetshme. Disa mund të thonë se ajo është perfekte. Nga familja jonë tek juaja ju dërgojmë urimet më të mira për Vitin e ri”, shkruan Cameron./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top