Prej disa ditësh dy motrat Vjollca, Marina dhe Luana po shijojnë pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me partnerët, Getoarin dhe Krenarin. Çiftet duket se po argëtohen shumë në këtë udhëtim, ku nuk kanë munguar edhe aventurat, si shëtitjet me deve apo shëtitjet me makina në shkretëtirë.
Mbrëmjen e sotme Marina ka postuar një foto nga darka në restorant dhe duket super joshëse. E veshur me një fustan blu velvet, me një të çarë anash, Marina pozon me Getoarin, një foto e realizuar kjo nga Luana.
“Dua dhurate se s’jua bo dot njeri foto me te bukur se kjo”, i shkruan Luana çiftit.