Lajme

Jozefina Topalli rrëfen historinë e pazakontë: E linda vajzën ditën që humba babanë

Pasditen e sotme e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ishte ish-kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Para disa muajsh, ajo u bë gjyshe për herë të parë, dhe sot e ftuar në studion e Rudinës, ka treguar si e priti ardhjen në jetë të nipit (i cili quhet Nikolas). Po ashtu ish-kryetarja ka zbuluar një detaj që nuk e kishim ditur më parë, përsa i përket vajzës së saj, Megit.

Jozefina ka treguar se e bija ka ardhur në jetë ditën që i ka vdekur i ati.

“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”, është shprehur ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top