Situata e krijuar nga Koronavirusi ndikoi edhe në Eurovision i cili u anulua për këtë vit. Organizatorët e festivalit vendosën që festivali të mbahet në vitin 2021 dhe ky vendim shkaktoi edhe konfuzion në lidhje me artistët pjesëmarrës, nëse do të jenë ata që do të konkurrojnë sërish apo do të zgjidhen artist të rinj.
Organizatorët deklaruan se shtetet pjesëmarrëse do zgjedhin vetë nëse do përfaqësohen vitin e ardhshëm nga fituesi i këtij viti apo nga një këngëtar tjetër.
Në një intervistë për “Rreze dielli”, menaxheri i Arilenës, Popi Kola është pyetur lidhur me këtë çështë dhe ai është shprehur se nuk ka asgjë zyrtare, pasi ka një sërë procedurash që RTSH duhet të ndjekë.
Menaxheri tregoi se Arilena nuk e ka përjetuar keq këtë lajm, pasi situata e krijuar nga koronavirus kërkon edhe sakrifica të këtij lloji.
“E morëm vesh nga portalet dhe gazetarët, nderkohë që në anë zyrtare erdhi pak minuta më vonë. Nuk e kemi marrë si një lajm që cfarë ndodhi, duke patur parasysh situatën e krijuar, kur po numërohen edhe viktima. Eurovizion ishte një nga gjërat që duhej anuluar’, përfundon Popi Kola.