Lajme

Alarmi Koronavirus/ Italia urdhëron mbylljen e shkollave dhe universiteteve

Si pasojë e alarmit për përhapjen e Koronavirusit, Italia ka vendosur të mbyllë shkollat ​​dhe universitetet, deri në mes të muajit mars.

Vendimi i marrë u bë publik gjatë një takimi në Palazzo Chigi.

Zyrtarizimi i këtij vendimi do të bëhet brenda ditës së sotme të paktën kështu ka deklaruar ministrja italiane e arsimit, Lucia Azzolina.

Vendimi i qeverisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve, mbështetet në mendimin e komisionit shkencor i cili tashmë ka rekomanduar që po ashtu edhe aktivitetet sportive të pezullohen për një muaj.

Njoftimi zyrtar ndoshta do t’i besohet Kryeministrit, Giuseppe Conte, me një dalje publike.

Hipoteza e hedhur për mbylljen e shkollave dhe universiteteve pati reagime të menjëhershme politike, duke filluar nga udhëheqësi i Lidhjes.

Salvini, e ka quajtur të domosdoshëm dhe urgjent aprovimin e këtij vendimi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top