LAJMET E FUNDIT

Angelina Jolie me zemër të madhe, dhuron 1 mln dollarë për fëmijët në vështirësi nga Koronavirusi

Angelina Jolie ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit. Ajo ka menduar veçanërisht për fëmijët e privuar nga shkolla, të cilët hanin edhe ushqimin atje.

Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë për këta fëmijë.

Dhurimi i është bërë fondacinit të bamirësisë No Kid Hungry, i cili njofton se deri më tani ka përhapur 2 milion dollarë në 30 shtete për të ushqyer fëmijët me të ardhura të ulëta si dhe familjet e tyre.

Jolie tha se deri tani mbi një miliardë fëmijë janë jashtë shkollës në të gjithë botën pasi ato janë mbyllur për shkak të koronavirusit.

Kjo e ka shtyrë aktoren e njohur për të bërë gjestin e mrekullueshëm në këto ditë të vështra që po kalon bota.

Burimi: DailyMail

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top