Rozë

Ardit Gjebrea jep lajmin: Në 2020 nuk ka ‘Këngë Magjike’

Festivali i “Këngës Magjike” nuk do të trasmetohet këtë vit. Lajmin e ka dhënë moderatori Ardit Gjebrea.

Në një postim të bërë në Instastory, ai ka lajmëruar se “Kënga Magjike” do të bëjë pushim në vitin 2020, për t’u rikthyer në pranverën e vitit 2021. “Kënga Magjike në 2020-n-pushim. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, shkruan Arditi.

Moderatori nuk ka dhënë asnjë arsye se përse festivali i përvitshëm, këtë vit nuk do të zhvillohet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top