Rozë

Baba për herë të parë, Skerdi zbulon portretin ëngjëllor të djalit

Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi Ago dy ditë më parë u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Vesa solli në jetë një djalë dhe lajmin e dha vetë Skerdi. Këngëtari nuk i ka kursyer aspak fotot me vogëlushin duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve të tij. Së fundmi Skerdi ka postuar një foto ku tregon portretin ëngjëllor të të birit dhe shkruan “Jetë”.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka postuar një foto ku Skerdi shfaqet duke e mbajtur djalin në krahë.

Këngëtari bëri një dedikim shumë emocionues pas ardhjes në jetë të vogëlushit: “Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria më e madhe eshte ky bukurosh i bukur . Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jetë nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten”, shkruan Skerdi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top