CoVid-19

COVID-19 i mori jetën, 43-vjeçari bleu dyshek dhe kondicioner në çdo dhomë të pediatrisë në Kavajë

Ditën e djeshme Shqipëria humbi dy njerëz nga koronavirusi i ri, COVID-19. Një ndër ta ishte një burrë nga Kajava vetëm 43-vjeç i cili ishte kthyer nga Italia aty ku dyshohet se u infektua me virusin që i mori jetën.

Viktima, Nebiu, sipas mjekëve të cilët e kishin nën mjekim, nuk kishte asnjë problem shëndetësor, përveç faktit që ishte mbi peshë.

Në lidhje me këtë humbje, ka reaguar drejtori i spitalit në Kavajë, Përparim Daiu, i cili shprehet se viktima ishte një djalë i ri dhe plot jetë.

Drejtori i spitalit ka rrëfyer edhe anën e tij bamirëse, pasi viktima kishte dhënë kontributin e tij personal për të blerë dyshekë, kondicionerë dhe dhomë lojërash, për pediatrinë e spitalit të Kavajës.

Postimi i plotë i drejtorit të Spitalit të Kavajës:

Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane.

Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top