CoVid-19

Covid-19 po i vështirëson jetën! Njihuni me 29-vjeçaren Fitore, nënë e tre fëmijëve që po “lufton” me tumorin

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar 29-vjeçarja Fitore.

Fitorja, rreth një viti më parë mësoi se një gjendër tumorale rritej vazhdimisht brenda saj. Por shprehet se të gjithë këtë lajm të trishtë e ka pritur mirë. E zhveshur nga çdo kompleksitet, me flokë të prerë, Fitorja rrëfen se tumori që rritet brenda saj është shumë agresiv. Por ajo qëndron e fortë. Përpos sëmundjes mundohet që t’i japë forcë edhe prindërve dhe bashkëshortit që shpesh janë më të trishtuar se ajo.

Edhe pse vajzat janë të vogla, 29-vjeçarja shprehet se ua ka transmetuar edhe atyre sëmundjen që ajo mbart. Mbi të gjitha, përpos të gjitha vuajtjeve, Fitorja dhuron buzëqeshje që pasqyron shpresë se ajo do ta mposhtë këtë sëmundje.

“Rri më shumë brenda, nuk dua të rrezikoj, të dalim, ruajmë së pari shëndetin tonë dhe të familjarëve të tjerë. Sëmundjen e kam zbuluar rreth një vitë më parë, gjendra ishte shumë e vogël. Mirëpo me kalimin e kohës kam vënë re që gjendra po rritej dhe u zbulua që ishte tumor dhe tumor shumë agresiv. Kam hequr komplet gjirin. E kam përjetuar qetë faktikisht, familjarët e mi e kanë përjetuar më keq se unë. Mua personalisht më është dashur t’u flas prindërve të mi dhe bashkëshortit që është sëmundje që kalohet. Zakonisht jam person i fortë, gjërat i përballoj mirë. Unë ndihem mirë, se mendoj që do të bëhet më keq. Vajzat janë shumë të vogla. Ua kam shpjeguar gjithçka, mami do të bëj këtë këtë. Unë nuk frikësohem, në fund të fundit një vdekje do të bëjmë të gjithë, duhet të mendosh pozitivisht”, u shpreh Fitorja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top