Rozë

“Dikur s’më afronin tek rrethi i tyre”, moderatorja flet për vitet e shkollës: Sot më kërkojnë që të pimë kafe

Kiara Tito është një nga moderatoret dhe prezantueset më të suksesshme të ekranit shqiptar.

Ajo u bë e njohur edhe për lidhjen e saj të shumëpërfolur me këngëtarin, Butrint Imeri.

Ndër të tjera, moderatorja foli edhe për vitet e saj të shkollës, ku theksoi se ka qenë një vajzë e urtë.

Ajo tha se kur ishte në shkollë njerëzit nuk e afronin, ndërsa sot që është e suksesshme i janë afruar dhe madje i kanë kërkuar që të dalin në kafe.

Moderatorja shprehet se kjo gjë e ka lënduar.

E ftuar në emisionin “Soiree”, Kiara tha:

Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë unë kisha një besim të brendshëm tek vetja që një ditë do realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni. E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë kërkuar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjë më ka lënduar të them të drejtën. Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani. Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do ndodhi.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top