Është shënuar viktima e katërt nga Covid-19 në Shqipëri. Ai është 43-vjeçari nga Kavaja që ndodhej në terapi intensive.
Mësohet se 43-vjeçari, përveç obezitetit nuk kishte sëmundje shoqëruese.
Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme humbi jetën një 71-vjeçar nga Kuçova.
Numri total i të infektuarëve në vend është 89.