CoVid-19

E FUNDIT/ Shënohet viktima e katërt nga Covid-19, humb jetën 43-vjeçari nga Kavaja

Është shënuar viktima e katërt nga Covid-19 në Shqipëri. Ai është 43-vjeçari nga Kavaja që ndodhej në terapi intensive.

Mësohet se 43-vjeçari, përveç obezitetit nuk kishte sëmundje shoqëruese.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme humbi jetën një 71-vjeçar nga Kuçova.

Numri total i të infektuarëve në vend është 89.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top