Lajme

E moshuara i kërkon ndihmë për vajzën, Rama: Të fala të dashurit!

Kryeministri Edi Rama e ka vazhduar edhe gjatë pasdites së sotme, komunikimin me shqiptarët.

Ai ka folur me një grua të moshuar, e cila i kërkoi ndihmë për vajzën e saj, e cila jetonte me qira. Kjo grua e moshuar i tha Ramës se nëse vajza e saj nuk paguante qiradhënësi do e nxirrte nga shtëpia.

Gjatë fjalës së saj e moshuara i ka thënë edhe se ajo nuk del ashtu si ka thënë Rama dhe se jeton vetëm me burrin e saj.

Mes fjalësh, ajo ka lënë të kuptohet se janë në vështirësi, sepse më parë i dërgonin fëmijët ndonjë para nga Italia, por tani janë mbyllur.

Kurse kryeministri, Edi Rama i ka thënë në fund të moshuarës që ti bënte të fala të dashurit.

Biseda e plotë:

E moshuara: Kam vajzën me qira të ndarë në Vlorë. Qiramarrësi ka të shoqen të sëmurë dhe do ta shesë hyrjen dhe do të nxjerrë vajzën nga shtëpia. Tani nuk dimë ca të bëjmë. Beni e quajnë.

Edi Rama: Po sa Beni kemi ne nëpër këmbë. Më jep numrin e vajzës.

E moshuara: Nuk ka

Edi Rama: Fol me vajzën kush është qiradhënësi dhe do të marrin në telefon t’i japësh kontaktin.

E moshuara: Ne jemi dy pleq, nuk kemi lëvizur sikur na ke thënë. Sikur na dërgonin fëmijët ndonjë lekë nga Itali, por tani jam mbyllur.

Edi Rama: Të fala të dashurit!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top