CoVid-19

E ndaluar dalja për ta, e moshuara: Lejen ma ka dhënë Zoti mua për të dalë

Për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qeveria mori masa për të gjithë këmbësorët të cilët duhet të dalin me leje të marrë pas aplikimit në portalin e-Albania. Ndërsa për pensionistët nuk lejohet dalja nga shtëpia dhe blerjet e tyre do t’i kryejnë strukturat e grupeve në terren.

Mëngjesin e sotëm në një nga tregjet e kryeqytetit gazetarja e “Abc News”, është përballur me një të moshuar e cila kishte dalë për të bërë pazaret e nevojshme dhe shprehej se lejen për të dalë ia ka dhënë Zoti.

“Unë jam vetëm, e bëj vet pazarin, djemtë janë në punët e tyre. Kush të aplikoj leje moj? Lejen ma ka dhënë Zoti mua, edhe mosha. Asnjeri s’më ndalon. As sëmurë nuk jam dhe masat i kam marrë”, shprehet e moshuara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top