Lajme

Elbasanlliu bën apelin e pazakontë: Shpëtoni sportin, blini K.F Elbasanin

Që nga sezoni 2005-2006, kur Elbasani vendosi diktatin në futbollin shqiptar duke u shpallur kampion absolut, kjo skuadër nuk ka parë më qetësi.
Sot, ekipi zvarritet në Kategorinë e Parë në grupin e Jugut, por edhe aty mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, duke rrezikuar zbritjen në të dytën.

Edhe pse një nga qytetet më të mëdhaja të Shqipërisë, me një tifozeri të zjarrtë, Elbasani sot nuk ka nuk ka futboll dhe askush nuk kujtohet për ekipin e qytetit.

Në redaksinë e JOQ Albania, ka ardhur së fundmi një mesazh nga një qytetar elbasanlli, i cili i pikëlluar bën thirrje që ndonjë biznesmen ta blejë KF Elbasanin dhe ta rikthejë në elitën e futbollit shqiptar.

Ai gjithashtu vë në pah faktin se Bashkia nuk po bën asgjë për ekipin, pavarësisht premtimeve të shumta.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Po ju shkruaj ju sepse jeni faqja me e ndjekur nga shqiptaret. Nese keni mundesi publikojeni kete mesazh qe po ju shkruaj per hir te klubit KF Elbasani qe eshte lene komplet ne harrese. Nga ekipet zinxhire, deri te ekipi i pare. Kryebashkiaku i ri na premtoi se do investonte, por asgje. Eshte bashkia ajo qe po e mban peng klubin. Ju lutem publikojeni se ishalla e sheh ndonje kompani ose ndonje biznesmen dhe ve doren ne zemer dhe e ndihmon sadopak ekipin tone. Anonim ju lutem”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top