Rozë

Elisa Spiropali zbulon kuptimin e veçantë të emrit që i vendosi djalit

Në janar, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë. Elisa solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Kren.

Elisa është e ftuar sot në puntatën e parë të “Piter Pan 3”, ku iu përgjigj pyetjeve të vogëlushëve të cilët kërkuan që ajo t’i tregonte kuptimin e emrave që i ka vendosur fëmijëve.

“Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit tu vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim. Nalta- që do të thotë nalt, lart, dhe Kren- si shqipja me dy krena, kokë… kështu që dhe të dy bashkë duket sikur kanë një kuptim, pra kren-nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë”, tregoi Elisa.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top