Rozë

Eni Çobani nuk e mban dot veten : Tregon ne publik pishmanin më të madhë të jetës

Juristja e njohur Eni Çobani, ka rrëfyer pishmanin më të madh të nënës së saj. E ftuar në emisionin “Rudina” ajo ka rrëfyer të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe nga ajo private.

“Realisht mua kjo gjë më ka futur në një botë tjetër. Në një botë, të cilën realisht unë nuk kam qenë kaq e apasionuar. Që në vegjëli e kam vuajtur pjesën e fiskulturës, kam patur mësues të shkëlqyer, të jashtëzakonshëm dhe sot gjej rastin t’i falenderoj për ato vështirësi që kanë kaluar me mua.

Jo se kam qenë dembele, unë kurrë nuk kam qenë dembele, kam qenë njeri shumë me vullnet, por në fiskulturë ndoshta dhe për shkak të shëndetit, unë atë kaluçin nuk e kam kaluar vetëm kurrë, gjithmonë me ndihmën e dy pedagogëve të mi të fiskulturës.

Ata gjithmonë e përshëndesnin vullnetin, por nuk kam qenë të themi një sportiste e vërtetë. Kjo pastaj më ka shoqëruar gjithë jetën”, është shprehur ajo.

Juristja ka rrëfyer se këtë herë ndihet më e motivuar për ta vazhduar palestrën dhe për të mos hequr dorë. Kjo sepse i është zotuar së ëmës, e cila ka si pishman faktin që Eni nuk ishte kurrë si ajo.

“E kam filluar dhe e kam lënë gjithmonë palestrën, me motivet nga më të ndryshmet, që ne gjejmë gjithmonë. Por nuk e di këtë herë e kam filluar me vullnet tjetër. Ndoshta sepse instruktori, profesor Mondi është një njeri i jashtëzakonshëm.

Edhe nëse ti nuk shkon ai gjen formën dhe mënyrën dhe të thotë pse nuk vjen. Nuk është stre. sues, ti bësh ti aq sa të mundesh dhe jo me një lodhje eks. treme. Kjo ndoshta më ka bërë që unë ti afrohem kësaj gjëje.

Por kam marrë edhe një zotim sepse vërtet këtë vit dua ta kënaq nënën time. Ky ka qenë një nga pishmanet e mamasë time tërë jetën, që unë nuk isha kurrë si ajo.

Kam marrë zotim, që sivjet brenda mundësive të mia do ja plotësoj këtë. Sepse them mamaja dhe publiku e duan më shumë sesa unë këtë gjë. Kam vëretje herë pas here nga publiku për këtë”, ka përfunduar Eni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top