Rozë

Filmi që po përlotë të gjithë shqiptarët

Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip i bie ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, ka marrë kritika shumë të mira nga audienca shqiptare, sepse të shumtë ishin ata që ndanë përshtypjet e tyre nëpër media sociale

Filmi flet për një histori dashurie midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, i cili më pas akuzohet gabimisht për vrasjen e një vajze gjashtë vjeçare.

Historia e filmit dhe aktrimi ka prekur shumë njerëz të cilët thonë se nuk kanë ndalë së qari ato 2 orë sa ka zgjatur filmi.

Edhe Yll Limani hyri në llogarinë e tij në Twitter, duke ndarë përshtypjet e tij mbi filmin.

“Lingo Lingo* pse e shikova këtë film, pse?” – shkruan ai duke i bashkangjitur në emoji duke qarë.

Në film, Ova dhe Memo kanë një traditë të thërrasin “Lingo, lingo”, të cilës tjetri do t’i përgjigjet, “Shishe”. Kjo është një referencë për një këngë tradicionale turke që përdoret shpesh nga valltarët të quajtur “Lingo, Lingo, Shisheler”.

Shprehja “lingo lingo” nuk do të thotë asgjë në turqisht ose shqip, ajo është një fjalë plotësuese e këngës e ngjashme me “la la la” në shqip.

Filmi “7 Kogustaki Mucize” u publikua për herë të parë në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top