Lajme

Greqi/ Shkon në 10 numri i të infektuarve me Koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmoi pak më parë rastin e dhjetë me COVID-19.

Bëht fjalë për një grua greke që kishte udhëtuar në të njëjtin autobus me burrin e diagnostikuar dje me koronavirus.

Pacientja është transferuar në një njësi izolimi në një spital të Patras, në Greqinë perëndimore.

Zyrtarët e shëndetit publik të mërkurën filluan të gjurmojnë të gjithë personat që besohet se kanë qënë në kontakt të ngushtë me rastin e nëntë të konfirmuar dje në Greqi, një burrë 65-vjeçar grek që po kurohet në të njëjtin spital.

Midis atyre që do të testohen janë 53 persona që kishin udhëtuar në të njëjtin autobus me të.

Sipas burimeve, burri po mjekohet për një infeksion të rëndë në rrugët e frymëmarrjes.

Qeveria mori gjithashtu masa urgjente dje në mbrëmje në prefekturat e Ilias, Zakynthos dhe Achaias në Greqinë perëndimore për të ndaluar përhapjen e koronavirusit pasi ky 65-vjeçar u konfirmua dje.

Shkollat, arenat sportive, kinematë, teatrot dhe vendet arkeologjike do të mbyllen për 48 orë.

Burimi: ekathimerini Përktheu dhe Pershtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top