CoVid-19

Historia e saj u bë virale, flet infermierja shqiptare: Asnjëherë nuk dorëzohem

Pak ditë më parë historia prekëse e infermieres Valbona, që po lufton në frontin e parë të luftës me Koronavirusin, së bashku me stafin e infektivit, bëri xhiron e rrjetit.(Lexo këtu)

Pas punës ajo kthehet në shtëpi ku e pret vajza që ka kaluar një sëmundje të vështirë. Infermierja është gjithë kohës e frikësuar mos padashur e infekton. Së fundmi në një lidhje me “Skype” për emisionin “Shqipëria Live”, Valbona ka rrëfyer vetë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet e megjithatë është shprehur se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

“Kur jemi turni i dytë punojmë tetë orë, ndërsa në turnin e tretë 12 orë. Kur vijnë të sëmurët paraqesin temperaturë të lartë, nuk mbajnë ekuilibrin. Tani ndryshon situata, tani na duhet të përballemi me një rrezik që na shpaloset.

Ne jemi të veshur me veshjen e posaçme; maska, doreza veshim nga tre palë për të qenë sa më të sigurtë. Asnjëherë nuk dorëzohem pasi kam kaluar shumë beteja me vajzën dhe kjo është beteja më e vogël që unë kam pasur në jetën time. Në punën që ne kemi nuk ka frikë, ka vetëm kujdes.

Vajza ka një histori të dhimbshme. Ka lindur me një ezofak të mbyllur, nga gjoksi i djathtë deri në shpatull, nuk jam poshtur. Në momentin që ka lindur me ezofagun e mbyllur dhe në momentin që dëshironte të pinte gji nuk e bënte dot. Menjëherë pas kësaj, vetëm disa orë pas lindjes i është nënshtruar operacionit

Kur unë jam në punë i shërben bashkëshorti, rri bashkëshorti aty teksa ajo ha pasi edhe mund
të mbytet. Në luftë nuk ka frikë duhet të kesh vetëm kujdes”, tha infermierja./’Top Channel’

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top