CoVid-19

SHBA/ Momente të tmerrshme se si trupat e vdekur nga Koronavirus ngarkohen në kamion

Pamje të tmerrshme janë shfaqur se si trupat e vdekur janë ngarkuar në një kamion frigorifer me një pirun automjetesh jashtë një spitali të Brooklyn në të njëjtën ditë ku një infermier ndau një imazh shqetësues të viktimave të Covid-19 të grumbulluara brenda një tjetri.

Klipi tregon stafin mjekësor në rrugën jashtë Spitalit Brooklyn në Fort Greene, si një paletë trupash është transportuar në rrugë nga një pirun, dhe pastaj tregon një kamion frigorifer duke pritur për të marrë kufomat.

Një burrë që regjistron pamjet përsërit ‘kjo është e vërtetë’, ‘merreni seriozisht’ dhe ‘qëndroni brenda’, pasi trupat drejtohen gjatë rrugës.

Klipi u postua dje, në të njëjtën ditë ku një infermier në një spital të Manhattan ndau një imazh të brendshëm të njërit prej kamionëve, i veshur nga të dyja anët me trupa.

38-vjeçari e bëri fotografinë në momentin e ndërrimi të turnit të tij të dielën për t’i treguar njerëzve “realitetin e kobshëm” të koronavirusit në SHBA, tha ai Buzzfeednews.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top