Italia është vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit.
Në këtë shtet ka ndodhur pothuajse një e treta e vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje në të gjithë botën.
Një skenar që e nxit qeverinë të shtrijë masën e izolimit përtej datës së deritanishme, 3 Prill.
Me shumë mundësi nëse mbyllja e shkollave vazhdon, Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi në konferencën për shtyp se javën e ardhshme do të nisë një vlerësim mbi rifillimin e aktiviteteve të prodhimit.
Po ashtu në një intervistë me El Pais Conte njoftoi se vendi po i afrohet pikut.
Indekset për shtrirjen e bllokimit përtej 3 Prillit janë konfirmuar nga Ministri Speranza.
Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit, në një intervistë për Repubblica tha:
Masat kufizuese të miratuara në Itali filluan të tregojnë efektet e para pozitive, por do të duhet të qëndrojmë të paktën deri në Pashkë në izolim. Edhe më vonë, kur rastet e koronavirusit të bien në zero, jeta nuk do të kthehet si më parë derisa të gjendet një vaksinë ose një ilaç efektiv kundër sëmundjes. Ne jemi dëshmitarë të një rrafshimi të kurbës, akoma nuk ka shenja të zbritjes por është më mirë. Masat e rëndësishme që janë marrë janë duke treguar efektet e tyre. Sa kohë do duhet të qëndrojmë në shtëpi? Do arrijmë njëherë Pashkët dhe pastaj shikojmë të dhënat për të përcaktuar se si të vazhdohet. Duhet të shihet evolucioni i epidemisë.
Angelo Borrelli ka nënshkruar urdhrin që ndan 400 milion euro bonus për qytetarët e varfër.
Harta e infeksionit po zgjerohet në të gjithë botën: mbi 2000 vdekje në SHBA. Në Evropë, Spanja ka situatën më të rëndë me një rekord të ri të viktimave në 24 orë.