Leximi

Kam pare shume njerez neper Tirane me maska : Perse i keni vendosur ? I dini se cfare roli kane ato, Lira Gjika ka 2 fjale per te thene

Sot gjithë ditën kam dëgjuar njerëz, që flisnin për koronavirusin. Njerëz të tre. mbur nga një vi. rus, që ende nuk ka arritur tek ne.

Mirë bëjnë, nëse këtë fr. ikë e përdorin për mirë, pra të përpiqen të mësojnë se çfarë duhet të dijë një individ për të minimizuar mundësinë e përhapjes dhe infe. ktimit prej tij.

Kanë blerë maska pa ditur se si duhet të përdoret. Ku duhet ta prekin apo kapin maskën, sa minuta duhet mbajtur, ku duhet ta hedhin pasi mbaron koha e përdorimit.

Koha se sa duhet të përdoret ka shumë rëndësi pasi kjo maskë për gjatë frymëmarrjes, mund të bëhet vetë një ndërmjetës për të zhvilluar vetë koronavirusin.

Rekomandimet për përdorimin e maskës, këshillohet për ata, që janë të infektuar, jo për ata, që nuk janë prekur nga koronavirusi. Kujdes të rritur përpiquni të kontrolloni fri. kën tuaj, çfarë u demostroni fëmijëve?

Kur ra tër. meti, ikët me vrap dhe mbetët rrugëve pa ditur se çfarë të bënit. Tani që u përhap lajmi, se mund të vijë një virus e të sëm. uremi prej tij, veproni po njëlloj.

Pa bërë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar e kuptuar se si duhet vepruar. Besoni në informacionet më të pasakta, besoni ato që ju demoralizojnë dhe jo ato, që ja vlen të dëgjohen për të mësuar si veprohet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top