Lajme

Këshilltari i ministers Olta Xhaxhka, pjesë e një skeme mashtrimi ndërkombëtar me call centera

Këshilltari i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaxhka, Amant Josifi është pjesë e një hetimi kundër kri mit të organizuar, shkruan exit.al.

Ai është një emër i lakuar gjerësisht në mediat evropiane si pronar i një call centeri në Shqipëri që rezulton i përfshirë në një skemë mashtrimi ndërkombëtar.

Gazeta suedeze, Dagens Nyheter është ajo që ka zbërthyer në detaje gjithë historinë dhe në të është thënë se ka me mijëra njerëz në botë që kanë rënë pre e mashtrimit.

Falë një investigimi u bë i mundur edhe zbulimi i skemës së mashtrimit dhe grabitjes nga kompania “Milton Group”.

Autorët e mashtrimit sistematik të Bitcoin që ka goditur Suedinë dhe pjesën tjetër të botës janë pronarët e një kompanie investimesh online.

Ndërkohë që viktimat deklarojnë se nuk kanë përfituar kurrë nga investimet përveçse kanë humbur edhe pjesën tjetër të lekëve të mbetura në llogaritë e tyre bankare.

Selia e kësaj kompanie është vendosur në Kiev, Ukrainë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Miltonit, Jakol Keslemen shfaqet në mediat sociale duke ekspozuar makina luksoze dhe momente nga udhëtimet e tij në shumë vende të botës.

Një tjetër bashkëpronar i kompanisë është një burrë nga Gjeorgjia që është thuajse anonim përveç emrit të tij që figuron në dokumentet zyrtare.

Ndërsa si pronar i vërtetë i Milton Group figuron, David Todua.

Todua është një individ i cili shfaqet përherë i shqoqëruar nga truproja dhe të gjithë të armatosur.

Ai u arrestua në qershor 2018 në Ukrainë, kur u ndalua në aeroport me qindra mijëra dollarë me vete, për të cilat mori dënim me gjobë.

Todua njihet për jetën e luksit dhe fotot e postuara për to në një nga të cilat shfaqet edhe këshilltari i ministers shqiptare, Amant Josifi. Në foto është Josifi, Todua dhe truprojat e këtij të fundit.

Lidhjet mes Todua dhe Josifit janë të vërtetueshme edhe nga fotografia e përbashkët por po ashtu edhe nga fakti se Josifi ka në pronësi një call center në Tiranë i cili merret me investimet online.

Një reporter i fshehtë fotografoi punonjësit e lartë të “Milton Group” teksa dilnin nga zyrat e Josifit në Tiranë, nga ku edhe dyshohet se bëhet drejtimi i gjithë skemës së mashtrimit.

Një burim i njohur nga call centeri në Shqipëri konfirmoi që ata kryejnë të njëjtin biznes si Milton Group në Kiev dhe atyre u dërgohen emra dhe numra klientësh nga ai vend.

Ky call center në Tiranë ka deri në 500 punonjës të moshës midis 18-25 vjeç dhe atyre u kërkohet të bëjnë deri në 400 telefonata në ditë për të marrë pagën e tyre prej 300 € në muaj.

Ata që punojnë atje flasin anglisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top