Në Bosnjë janë konfirmuar dy rastet e para të Koronavirusit. Bëhet fjalë për një burrë të moshës së mesme që kohët e fundit vizitoi Italinë dhe fëmijën e tij. Njofitimi u bë nga ministri i Shëndetësisë së Republikës autonome Serbe të Bosnjës.
Ministri, Alen Seranic tha që burri, i cili u kthye nga Italia në fund të muajit të kaluar, ishte diagnostikuar në fillim të kësaj jave me sëmundjen vde kjeprurëse.
Ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe po mbahet i izoluar në spital në qytetin e Banja Lukës.
Për fat të keq rasti i dytë vjen nga e njëjta familje dhe bëhet fjalë për fëmijën e burrit të infektuar.
Autoritetet shëndetësore do të testojnë fëmijët e shkollës që kanë pasur kontakte me fëmijën e infektuar, si dhe me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së infektuar, tha ai. Shkolla do të mbyllet për dy ditët e ardhshme.
Burimi: straitstimes.com Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania