CoVid-19

Koronavirusi po torturon dhe kafshët/ Në kopshet zoologjike s’ka më ushqim

Pandemia e Covid-19 nuk ka sjellë vetëm probleme shëndetësore dhe ekonomike. Por raportohet se po torturohen edhe kafshët.

Në Gjermani raportohet se në shumë kopshte zoologjike nuk ka më ushqim për kafshët. Kreu i shoqatës së kopshteve zoologjike në Gjermani ka thënë se u duhen 100 milionë euro të paktën.

Ai ka thënë se kjo shifër u duhet në mënyrë urgjente për të blerë ushqim. Këtë gjë ai e ka thënë për ‘Bild’.

Është e vërtetë që kopshtet zoologjike janë mbyllur në Gjermani, ka thënë ai po kafshët duhen ushqyer.

Në kopështin zoologjik në Meissen gjendja është edhe më e rëndë. Drejtuesi i këtij kopështi zoologjik tregon se aty ndodhen 400 kafshë dhe se nesër, ai nuk e di se ku do gjejë ushqim t’ua japë.

Drejtuesi i këtij kopështi, Heiko Drechsler ka thënë se deri më tani e kanë ndihmuar disa fermerë, por nuk mundet t’ia dalë më.

Ai ka thënë:

Ju lutemi ndihmoni kafshët. Mos lejoni që ato të ngordhin urie. Mos lejoni që ta shikojmë këtë.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top