Lajme

Leukemia po i rrezikon jetën, vajza 27-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Nora Saraçi është një vajzë 27-vjeçare, që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

E reja nga Mitrovica e Kosovës është diagnostikuar me Leukemi Akute AML.

27-vjeçarja po mjekohet në Spitalin Mjekësor “Park Goztepe” në Stamboll, Turqi.

Familjarët e saj kanë bërë apel për ndihmë, pasi nuk mund t’i përballojnë dot shpenzimet financiare për trajtimet mjekësore të 27-vjeçares, të cilat janë shumë të kushtueshme.

Nora ka nevojë për disa seanca kimioterapie dhe një transplant, dhe për t’i kryer këto trajtime nevojitet një shumë rreth 200 mijë euro.

Të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i shpëtojmë jetën Norës. Çdo kontribut, i madh apo i vogël qoftë, mund të shpëtojë jetën e vajzës nga Mitrovica.

Familjarët kanë hapur edhe një llogari në GoFundMe, ku mund të kontribuuojnë të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe dëshirojnë ta ndihmojnë të renë shqiptare, që ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Për të kontribuar financiarisht për Norën, klikoni në këtë link.

k

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top