Lajme

Videoja virale në rrjete sociale, vogëlushja del nga dritarja e pallatit dhe shëtit parvazet me shpejtësi

Një video që është filmuar në zonën e Playa Paraíso të Tenerife fundjavën e kaluar, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në të shihet një vajzë e vogël, e cila është hedhur nga dritarja në një kompleks apartamentesh.

Ajo pastaj endet nëpër parvaze, duke vrapuar deri në ballkonin ngjitur para se të kthehet shpejt në dritaren e hapur.

Në fund të videos, fëmija shihet se si ngjitet në dritare dhe futet brenda në dhomë.

Duke folur për median lokale, një nga fqinjët në ndërtesë tha se ishin të befasuar, pasi nuk ndodhi asgjë e keqe fatmirësisht, ndërkohë një tjetër u shpreh se në kohën që fëmija vraponte, nuk po frynte erë.

Një Dj radioje i quajtur DJ Jer Dixon, pas shpërndarjes së videos shkroi:

Kjo është absolutisht e tm.errshme për tu parë. Me sa duket është regjistruar në Tenerife … Unë gjithmonë përpiqem të rezervoj dhoma në katin e parë kur jam me fëmijët … ju mund ta shihni pse.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumtë lidhur me ngjarjen.

Një person tha: “Kjo video po më bën të ndjehem i nervozuar”.

Një tjetër komentoi: “Kjo është një nga gjërat më të këqija që mund të shoh !!”

Ndërsa një tjetër shtoi: “Mbaj mend që bëja gjëra të ngjashme si fëmijë. Tani e kuptoj pse njerëzit e mi çmendeshin aq shumë.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top